Maqedoni

ASHAA: Masa ndaj mediave

15.04.2014 18:14

Agjensioni për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele ka ngritur procedurë gjyqësore ndaj televizionit kombëtarë Kanal 5...

Agjensioni për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele ka ngritur  procedurë gjyqësore ndaj televizionit kombëtarë Kanal 5, sepse tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ky subjekt televiziv ka transmetuar anketën e institutit Pavell Shatev, ku në përparësi  ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit, ishte kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov, gjë që është në kundërshtim me nenin 77 të kodit zgjedhorë, thotë nënkryetari i këtij agresioni, Milaim Fetai.
 
“Agjensia ka konstatuar se televizioni që transmeton program në nivel nacional, Kanal 5, ka bërë shkelje të kodit zgjedhorë, duke pasur parasysh se ka emituar anketat e opinionit publik, që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale, kurse ligji nuk e lejon këtë. Ka qenë e mundësuar që të emitojnë sundim të opinionit  për zgjedhjet parlamentare, për këtë shkak u konstatua kjo shkelje dhe ajo ishte kryesorja që patën kësaj mbledhje, kurse në mediat tjera, gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur shkelje të kësaj natyre, prandaj mendoj se mediat deri diku kanë qenë  të disiplinuar dhe u janë përmbajtur obligimeve ligjore....”, theksoi nga agjensioni për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele, Milaim Fetai.
 
Në mbledhjen e fundit të agjensionit për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele, u rishikuan edhe  njëmbëdhjetë ankesat e Pendarovskit, që kryesisht kanë të bëjnë me  raportim joprofesional të ueb-portaleve që ai ka vërejtur gjatë fushatës zgjedhore, por duke pasur parasysh se kompetencat e  këtij agjensioni janë të kufizuara, këto ankesa në seancën e sotme kaluan  pa konkluzione përfundimtare. 
 
Në rënd të ditës u gjet edhe kërkesa e televizionit Sitel për amnestim të 2 dënimeve të shqiptuara kohë më parë, për transmetim të programit të paguar politik gjatë emisionit për fëmijë dhe për tejkalimin e limitit të reklamimit politik.
 
Gjithë ata që nuk do t’i përmbahen rregullave të parashikuara, kodi zgjedhorë parasheh dënime ndaj  televizioneve prej 3 mijë deri në 5 mijë euro, ndërsa prej  1 mijë deri më 3 mijë euro  për kryeredaktorin e televizionit.  
 
 
REXHEP QAMILI