Maqedoni

Probleme me hakerët, PSP konfirmon sulmin ndaj e-mailit të saj

29.09.2016 14:15

Prokuroria Speciale Publike ka konfirmuar informacionet se në dhjetor të vitit të kaluar adresa e tyre elektronike është sulmuar nga hakerët...

Sipas prokurorisë speciale, dje në kanalin YouTube është publikuar një video me titullin “Katica ne të ndjekim”, në të cilin tregohet një pjesë e e-maileve të gazetarëve, të cilët kërkojnë akreditim në PSP, por edhe korrespondenca të tjera zyrtare dhe informacione të shkëmbyera mes Janevës dhe ekipit të saj me persona të tjerë.
 
Nga PSP konfirmojnë se në dhjetor të 2015 është kryer ndërhyrje e paautorizuar në e-email, pas së cilës nga ana e tyre janë marrë të gjitha hapat për rritjen e sigurisë së e-mailit.
 
“Në atë periudhë kohore në PSP nuk ka pasur asnjë të punësuar që do të përkujdesej për sigurinë e informacioneve të e-mailit. Ngjarja është raportuar para organeve kompetente, për shkak se në atë moment nuk kemi pasur ndonjë dëm nga ndërhyrja. Megjithatë, duke parë se videoja është vendosur në kanalin Youtube, tashëm duket qartë qëllimi i ndërhyrjes në e-mailin tonë”, thonë nga PSP, duke paralajmëruar se do të ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti.
 
SANIJE DURAKU