Maqedoni
OJQ “Civil” të shtunën në Shkup finalja e “Karvanit të lirisë”
29.09.2016 14:58
Të shtunën në orën 20, në qendër të Shkupit mbahet finalja e “Karvanit të lirisë”...

Sipas organizatorëve, bëhet fjalë për një spektakël të madh multi-medial, ku do të prezantohen emra të mëdhenj të muzikës, poetë dhe piktorë të etnive të ndryshme.
“Ky projekt është i dedikuar për promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Është i dedikuar për ngritjen e vetëdijes publike në Maqedoni, për të gjitha aspektet e të drejtave dhe lirive të njeriut. Mendojmë se kjo është e nevojshme jo vetëm për shkak të rrethanave politike dhe shoqërore, por në çdo shoqëri është e nevojshme të flitet për të drejtat e njeriut”,- deklaroi Xhabir Deralla nga “Civil”.
Karvani i lirisë i organizuar nga Qendra për liri “Civil”, me mbështetje të USAID-it, ka kaluar nëpër 40 komuna të vendit, me 6 ngjarje më të mëdha multi-mediale dhe 20 ngjarje më të vogla.
Nga “Civil” thonë se do të vazhdojnë me organizimin e debateve kushtuar lirive dhe të drejtave të njeriut.
GYLTENE SINANI
