Maqedoni

Rasti “Thesari”, Gjykata Penale refuzon kërkesën e PSP-së

29.09.2016 15:52

Gjykata Penale në Shkup ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masave për katër të dyshuarit në rasti “Thesari”...

Gjykata Penale në Shkup ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masave për katër të dyshuarit në rasti “Thesari”, me arsyetimin se dëshmitë për këtë rast kanë qenë të koduara.
 
Dëshmitë janë dorëzuar në formë elektronike përmes USB-së, të cilën gjykatësit e caktuar nuk kanë mundur ta hapin, njoftoi Gjykata.
 
“Është e paqartë se si gjyqtarët e procedurës paraprake duhet të veprojnë në propozimet dhe të shqyrtojnë provat para se të veprojnë mbi ta, ashtu siç do t’i kishte thirrur palët, duke përfshirë edhe prokurorin e autorizuar, nëse më herët nuk është rishikuar shkrim-propozimi dhe bazat që ka listuar paraqitësi në propozim, veçanërisht provat, diçka e dhënë në mënyrë të qartë është parashikuar në Kodin e procedurës penale”,- thuhet në deklaratën e Gjykatës Penale.
 
Për këtë është njoftuar edhe Prokuroria Speciale, nga e cila është marrë përgjigjja se gjykatësit duhet ta marrin parasysh propozimin e dërguar, ndërsa shqyrtimi i dëshmive do të mund të bëhet së bashku në prani të përfaqësuesve të PSP-së. Por, Gjykata e ka quajtur të papranueshme kërkesën e PSP-së. 
 
“Thesari” është lënda e pestë e hapur nga PSP, ku të dyshuar kryesorë janë ish-funksionarë të lartë shtetërorë, ndër të cilët edhe ish-kryeministri dhe ministra të kabinetit të tij qeveritar. Deri tani PSP ka ngritur dy aktakuza. 
 
GAZMEND KURTISHI