Maqedoni

Vlerësimi i Administratës, Kiraçovski: Të anulohet deri në fund të 2017-ës

29.09.2016 15:56

Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kiraçovski...

Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kiraçovski, ka ngritur nismë që të anulohet vlerësimi i administratës publike, sipas tij, vlerësimi në një vit që do jetë i mbushur me cikle zgjedhore, i cili është edhe një armë për shantazhimin e administratës nga pushteti.
 
“Kam kërkuar ndryshime të Ligjit për nëpunës administrativë me procedurë të shkurtuar dhe grup deputetësh që sot do ta parashtrojnë propozimin në Kuvend. Është vit zgjedhor, për dy muaj janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe nuk lejoj që askush t’u kërcënohet të punësuarve në administratë, sidomos jo me vlerësim shantazhues dhe jologjik”,- deklaroi zëvendësministri plotësues i Administratës, Aleksandar Kiraçovski.
 
Sipas Kiraçovkit, me ndryshimet e iniciuara në Ligjin për administratë publike kërkohet anulim i zbatimit të ligjit deri në fund të vitit 2017.
 
REJHANE BUSHI-METAJ