Protesta kundër policisë në ShBA, vritet një tjetër 38 vjeçar me ngjyrë
Pa u qetësuar ende zemërimi publik për dy vrasjet e fundit të personave me ngjyrë nga polica amerikane në Karolinën e Jugut dhe Oklahoma...

Pa u qetësuar ende zemërimi publik për dy vrasjet e fundit të personave me ngjyrë nga polica amerikane në Karolinën e Jugut dhe Oklahoma, agjentët amerikanë janë përfshirë në një tjetër incident, që ka shkaktuar protesta të shumta në Kaliforni.
Policia në Kaliforni hapi zjarr dhe vrau Alfred Olangon, i cili rezultoi se ishte i paarmatosur. Policët thonë se Olango kishte në dorë diçka që iu është dukur si armë, e më pas doli se ishte një cigare elektronike.
Vrasja e 38 vjeçarit të lindur në Ugandë shkaktoi zemërim të madh mes komunitetit të zonës. Shumë njerëz dolën në protesta dhe kërkuan një hetim federal për incidentin.
Protestuesit përkujtuan policinë se edhe jetët me ngjyrë kanë rëndësi, moto kjo që është bërë një slogan i protestave kundër vrasjeve nga policia të anëtarëve të komunitetit me ngjyrë. Kjo çështje është bërë temë edhe e fushatës presidenciale.
