Botë
Importi i mbeturinave, nxehet debati politik në Shqipëri
29.09.2016 17:28
Miratimi i Ligjit për importin e plehrave nga vende të ndryshme të botës, vazhdon të mbetet në qendër të debateve politike në Shqipëri...

Në mëngjes, Partia Demokratike depozitoi në kuvend kërkesën për mbajtjen e një referendumi, me qëllim që të jetë populli ai që të vendosë nëse Shqipëria duhet të importojë plehra apo jo.
Më vonë, parlamenti është ndezur me batuta e akuza mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe këtë të enjte kryeministri, Edi Rama, u përpoq të sqarojë se nuk do të importohen plehra, por lëndë e parë për riciklim.
Ndërsa ironizoi se PD është e pariciklueshme. Ndërsa paraardhësi i tij, Sali Berisha, e pranoi gabimin me Ligjin e mbetjeve në vitin 2011, por tha se kishte planifikuar që gjithçka ta kishte nën kontroll nëpërmjet vendimeve të qeverisë.
Ndërkohë, sot është nënshkruar një memorandum mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës, për ndarjen e mbetjeve sipas kategorive.
LULJETA NDOKA
