Maqedoni

LSDM akuza ndaj Gruevskit për ryshfet

15.04.2014 18:21

Mbrëmë premtova se deri në fund do ta zbardhim kreatorin kryesor të kriminalitetit në Maqedoni...

Mbrëmë premtova se deri në fund do ta zbardhim kreatorin kryesor të kriminalitetit në Maqedoni, për shkak të cilit vuan populli. I të gjithë kriminalitetit në Maqedoni nuk është asnjë tjetër, por vetë Nikolla Gruevski, tha në pres-konferencën e sotme kryetari i LSDM –së, Zoran Zaev.
 
“Deklaruam disa afera për të cilat institucionet heshtin dhe nuk reagojnë. Presin që opinioni të harrojë, ndërkohë bëhen sikurse institucionet punojnë. Të gjitha ato afera çuan në majë të shtetit më të afërmit e Gruevskit, ndërkohë makineria propagandistike arrinte të mbajë Nikolla Gruevskin në pushtet jashtë përrallave. Nuk ka ditur. Nuk ka qenë i përfshirë. Ai është i ndershmi. Ai është i pafajshëm. Ia kanë punuar pas shpine. Ja tani e hap sfidën më të madhe para institucioneve të shtetit. Ua jap mundësinë ekskluzive të dëshmoj se Maqedonia është shtet ligjor dhe se ligji vlen edhe për Nikolla Gruevski, siç vlen edhe për qytetarët e tjerë. Gjithçka fillon nga modeli kriminel, të cilin e instaloj Nikolla Gruevski dhe prej atëherë e deri tani ky model është i suksesshëm për të, i cili sot po e gjunjëzojnë në gjunjë Republikën e Maqedonisë. Ky model sot kontrollon gjithçka në shtet”, deklaroi kryetari LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Zotri Gruevski, të thërras personalisht ty t’i përgjigjesh opinionit në pyetjen: A është e vërtetë se ke marrë para kesh si lider i VMRO-DPMNE-së në vlerë prej 1 milion e 500.000 euro, ose më shumë se 92.000.000 denarë? Ti si patriot maqedonas, i ke marrë këto të holla rreth 1.5 milion euro, ose më shumë se 92 milion nga një biznesmen i njohur?
 
A është e vërtetë se për ty shteti është para së gjithash? Nëse për ty shteti është para së gjithash, atëherë pse e ke dëmtuar shtetin me 225.000 euro, katër milion euro dhe më shumë se 14.000.000 denarë, për mos pagesën e tatimit?
 
A jeni ju i ati i “of-shor” rrjetit, “of-shor” ndërmarrjeve, nëpërmjet të cilave nxirret kapitali i qytetarëve maqedonas, ndërkohë futet si kapital i familjes? A është e vërtetë se me këto para paguan votat?
 
Nikolla Gruevski meqë ta ka qejfi që Administratës Shtetërore dhe qytetarëve t’u mbash leksione nga etika, bëhu i sinqertë dhe mbaju leksionin kryesor, leksionin e sinqeritetit. Bëhu i sinqertë me opinionin maqedonas, dil në pres-konferencë dhe thuaj për çka të mundon ndërgjegjja nëse ke sadopak. Thuaj atë për të cilën bashkëpunëtorët e afërt nuk i zë gjumi që një kohë të gjatë. Zotëri Gruevski, do të thuash ti për 1. 5 milion euro apo do të themi ne.
 
 
MEMEDALI JUSUFI