Maqedoni

Maqedonia organizatore e AP-së të OSBE-së

30.09.2016 12:20

Prej sot e deri më 2 tetor, Kuvendi republikan do të jetë organizator i sesionit të 15 vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së....

Prej sot e deri më 2 tetor, Kuvendi republikan do të jetë organizator i sesionit të 15 vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ku pritet të marrin pjesë delegacione nga 51 vende pjesëmarrëse në OSBE nga Europa, Azia Qendrore dhe Amerika Veriore, dhe vende partnere për bashkëpunim me OSBE-në.

Në pjesën punuese të sesionit do të mbahet mbledhje e komitetit të përhershëm, konferencë parlamentare "Përforcim i masave për ndërtim të besimit dhe sundim të mirë në rajonin e OSBE-së" dhe forum mesdhetar.

Në sesionin vjeshtor që do të mbahet në Maqedoni pritet të marrin pjesë delegacione nga 51 vende. Deri më tani janë paraqitur 370 pjesëmarrës, prej të cilëve 220 janë deputetë, me çka, siç informojnë në Kuvend, kjo është ngjarja më e madhe parlamentare e organizuar në Republikën e Maqedonisë.

Në hapjen e sesionit vjeshtor të AP-së të OSBE-së, fjalim do të mbajë kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, nënkryetarja, Renata Deskoska, dhe kryetarja e AP-së e OSBE-së, Kristin Mutonen.

Në sesion pritet të marrë pjesë edhe Lamberto Zanieri, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së, i cili do të flasë në mbledhjen e Komitetit të përhershëm që do të mbahet më 1 tetor.

Sipas paralajmërimit, gjatë konferencës fjalim do të mbajë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, i Turqisë, Mevljut Çavushoglu, si dhe ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Pjesa e punës e sesionit vjeshtor i PS-së i OSBE-së do të fillojë sot në orën 10 me seancën e Forumit mesdhetar në temën "Promovimi i sigurisë dhe i bashkëpunimit në Mesdhe", ku pritet të flasë nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski.

Është e paraparë tryezë e rrumbullakët me shefat e misioneve të OSBE-së në Maqedoni, Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.