Botë
Franca i bashkohet sulmeve, 24 bombardues nisin operacionin kundër ISIS-it
30.09.2016 12:42
Franca ka nisur sulmet ajrore kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Irak nga aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle...

Një numër avionësh luftarakë Rafale nisën operacionin e tyre në orët e para të së premtes. Avionët do të marrin pjesë në sulmet në Mosul, një bastion i “Shtetit Islamik” në Irak.
Janë gjithsej 24 avionë që marrin pjesë në operacionin e ditës së sotme, duke kryer përafërsisht një nisje çdo 3 minuta.
Ky është misioni i tretë i koalicionit të drejtuar nga ShBA kundër ISIS-it në Irak dhe Siri që prej Shkurtit të vitit 2015, kur Franca nisi operacionet e saj ushtarake pas sulmeve në Paris.
Charles de Gaulle, aeroplanmbajtësja e vetme e Francës, u vendos në këtë rajon në Shtator.
