Botë

Keri-Lavrov: Negociatat për Sirinë janë tejet të brishta

30.09.2016 13:17

Sekretari shtetëror amerikan, Xhon Keri, dje me telefon ka biseduar me kolegun e tij rus, Sergej Lavrov...

Sekretari shtetëror amerikan, Xhon Keri, dje me telefon ka biseduar me kolegun e tij rus, Sergej Lavrov, për "brishtësinë" e marrëveshjes për ndërprerje të zjarrit në Siri, deklaroi në pres-konferencë zëdhënësi i Stejt Departamentit, Xhon Kerbi, i cituar nga mediat britanike.
 
Para kësaj, Keri deklaroi se ShBA është në prag të suspendimit të negociatave me Rusinë, ndërsa Kerbi shtoi se "kjo nuk është një kanosje pa domethënie".
 
"Sekretari shtetëror me të vërtetë dje në mëngjes bisedoi me ministrin Lavrov për situatën në Alepo, për brishtësinë e marrëveshjes që u arrit paraprakisht këtë muaj në Gjenevë”,- deklaroi zëdhënësi.
 
"Jemi të gatshëm që të inkuadrohemi në ndërprerjen e saj". Keri, dje në forumin në Uashington deklaroi se ky është një nga momentet që nuk ka alternativa të tjera përveç tejkalimit politik dhe diplomatik të konfliktit sirian.