Botë

Arabia paralajmëron ShBA-të: Tërhiqni vendimin për 11 shtatorin

30.09.2016 14:23

Për Arabisë Saudite është shqetësim i madh fakti se të afërmit e viktimave të 11 shtatorit tashmë mund të padisin Mbretërinë për dëme...

Ky shqetësim u rrit pasi në mbledhjen e fundit Kongresi amerikan rrëzoi veton e presidentit Obama, duke lejuar kështu që familjarët e afro 3.000 viktimave të kenë të drejtën e paditjes.
 
15 nga 19 rrëmbyesit e asaj dite ishin me kombësi saudite, por mbretëria ka mohuar të ketë pasur rol në sulmet e vitit 2001.
 
Obama tha se modelet e votimit në Kongres ndikohen nga shqetësimet politike, duke argumentuar se edhe pse vota kundër këtij ligji është e vështirë, do të kishte qenë gjëja e duhur për t’u bërë.
 
Në të njëjtën linjë me Obamën, edhe ministri i Jashtëm saudit argumentoi se shkatërrimi i imunitetit sovran do të kishte një ndikim negativ mbi të gjitha kombet, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Liderë të Partisë Republikane në Kongres kanë thënë se ata duan të rishikojnë ligjin, pasi pranuan se ligjbërësit nuk i kishin kuptuar pasojat e mundshme të këtij legjislacioni.
 
Arabia Saudite ka lobuar fuqishëm kundër Ligjit për drejtësi kundër sponsorëve të terrorizmit.
 
Zyrtarë të mbretërisë e kanë paralajmëruar Kongresin që ta tërheqë vendimin, teksa familjarë të viktimave të 11 shtatorit e kanë mirëpritur aprovimin e tij, duke e konsideruar si një triumf dhe një mënyrë për të gjetur më në fund autorin e vërtetë të këtyre sulmeve.
 
GAZMEND KURTISHI