Maqedoni

PPD ka shpalosur platformën parazgjedhore

15.04.2014 18:31

Bartësi i listës së PPD-së në njësinë zgjedhore numër gjashtë, Muhamed Halili...

Bartësi i listës së PPD-së në njësinë zgjedhore numër gjashtë, Muhamed Halili, mbrëmë është takuar me banorët e fshatrave Rogle dhe Cerovë.

PPD ka shpalosur platformën parazgjedhore, duke u fokusuar në këto lëmi: zhvillimin ekonomik të rajoneve me popullatë shumicë shqiptare në përgjithësi, si dhe rajoneve të lëna jashtë përkujdesjes së shtetit; zhvillimin e blegtorisë në rajonet kodrinore- malore, atje ku ka kushte për këtë veprimtari; stimulimin e prodhimit të prodhimeve ushqimore me cilësi thjeshtë natyrore pa përdorimin e pesticideve; krijimin e sistemit të mbrojtjes sociale sipas modelit skandinavik; krijimin e sistemit të posaçëm të mbrojtjes shëndetësore; rritjen e cilësisë së arsimit si nevojë e kohës për bashkëngjitje të trendeve evropiane; profilizimin profesional të arsimit të mesëm dhe të lartë, theksoi kandidati për deputet, Muhamed Halili. 

 

REJHANE BUSHI-METAJ