Maqedoni

VMRO-DPMNE: LSDM, zëdhënëse e PSP-së

30.09.2016 18:07

VMRO-DPMNE ka reaguar nëpërmjet një kumtese, duke refuzuar kërkesën e LSDM-së për seancë urgjente lidhur me kërkesat e PSP-së...

Ata kanë akuzuar këtë të fundit se është zëdhënëse e PSP-së. 
 
“Asnjë marrëveshje të re, paranegocim apo zgjerim, tanimë pajtimi i arritur nuk mund të pranohet nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë””,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. 
 
Miratimin e ligjeve të tilla e kërkoi edhe kryeprokurorja speciale përpara deputetëve teksa po shqyrtohej raporti gjashtëmujor në Komisionin për sistem politik. 
 
Ndërkohë, sot sërish u anulua seanca e këtij Komisioni, megjithëse kryeprokurorja Janeva të hënën bëri të qartë se nuk do të marrë më pjesë në mbledhjet e Komisionit, përveç në seancën plenare.
 
“Konstatoj se parashtruesi i raportit nuk është i pranishëm në mbledhje, për këtë arsye, sipas rregullores, nuk ka mundësi të vazhdojmë me shqyrtim, prandaj e ndërpres mbledhjen”,- theksoi nënkryetarja e Komisionit për sistem politik, Nada Cipusheva.
 
Janeva apeloi që Kuvendi të miratojë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, ligjit tërë privatësi, dhe të vazhdohet mandati i PSP-së si dhe të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venedikut.
 
NAIM RAMADANI