Maqedoni
Anketë, qytetarët e Maqedonisë mbështesin Klintonin
30.09.2016 18:12
Numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë do të votonin për Hilari Klintonin në raport me Donald Trampin...

Numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë do të votonin për Hilari Klintonin në raport me Donald Trampin, tregojnë rezultatet nga anketa globale për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në ShBA në WIN/Gallup International, të zbatuar gjatë muajve gusht dhe shtator me gjithsej 44.194 persona të dy gjinive.
Sipas anketës, 48% e qytetarëve të Maqedonisë janë prononcuar se do të votonin për Klintonin, kundrejt 20% të cilët do t’i jepnin mbështetje Trampit, derisa 32% kanë qenë të papërcaktuar.
Sondazhi i zbatuar në 45 vende, duke mbuluar pothuajse 75% të popullatës botërore, tregon se Hilari Klinton është në avantazh para Donald Trampit në të gjitha vendet, përveç Rusisë.
Diametralisht është ndryshe situata në Rusi, ku simpatizantë të Trampit janë 33%, ndërsa të Klintonit 10%.
Në Kinë, më shumë e favorizojnë Klintonin, 53%, kundrejt Trampit, 44%. Në ShBA, avantazhi i Hillari Klintonit para Trampit është 7%, përkatësisht 48% do ta mbështesnin Klintonin, në krahasim me 41% që do të mbështesin Trampin, dhe 11% janë të pavendosur, thonë rezultatet e WIN/Gallup International.
