Maqedoni

Saraçini: Do të riaktivizohet miniera e Llojanit

15.04.2014 18:39

Miniera në Llojan pritet të fillojë me punë me angazhimin e më së paku 300 punëtorëve...

Miniera në Llojan pritet të fillojë me punë me angazhimin e më së paku 300 punëtorëve. Investimi për hapjen e kësaj miniere është rreth 30 milionë euro.
 
“Ky investim do të thotë edhe mundësi plotësuese për përfitim për shumë kompani të vogla dhe të mesme nga rajoni i Kumanovës dhe Likovës”, tha ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, gjatë qëndrimit në hapësirat e kësaj miniere në komunën e Likovës, së bashku me bartësin e listës së kandidatëve për deputet të BDI, në njësinë zgjedhore numër 2, Rexhail Ismaili. 
 
Hapja e kësaj miniere për rajonin e Likovës do të jetë e një rëndësie të posaçme, pasi që Likova llogaritet ndër zonat më të pazhvilluara në vend. 
 
 
NEXHAT AQIFI