Maqedoni

LR-PDSh: Universiteti “Nënë Tereza”, tentim për përfitim të pikëve politike nga BDI

30.09.2016 18:48

Lidhur me themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup kanë reaguar nga LR-PDSh, nga e cila kanë akuzuar partinë shqiptare në pushtet për politizim të arsimit sipëror...

Sipas kësaj partie, themelimi i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup të vetmin themel e ka dëshirën dhe manipulimin e BDI-së për të përfituar politikisht dhe për t’i “rehatuar” ish-funksionarët partiak.

“Instalimi i njerëzve partiak, ish-funksionarëve të BDI-së nëpër pozita udhëheqëse të Universitetit “Nënë Tereza” vulos politizimin edhe të një institucioni arsimor më tepër. Për të qenë tragjedia më e madhe, Universiteti duket që është i rrejshëm, nuk ka objekt të vetin, është pa autonomi dhe pa kritere në përcaktimin e kuadrove. Ju bëjmë thirrje stafit akademik, profesorëve, nxënësve, kuadrit arsimor dhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi që mos të bëhen pjesë e këtij manipulimi parazgjedhor të BDI-së, e cila nuk zgjedh forma e as mënyra për të manipuluar shqiptarët”,- thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj partie.