Maqedoni
OBSh: 338 të vrarë në Alepo, 106 janë fëmijë
30.09.2016 19:04
Vetëm në javët e fundit, gjatë luftimeve në Alepo në Siri janë vrarë 338 persona, duke përfshirë 106 fëmijë...

Po ashtu kanë mbetur të plagosur 846 persona, prej tyre 2016 fëmijë. Shifrat janë bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Ne po kërkojmë të ndalojmë vrasjet, të ndalojmë sulmet mbi qendrat e kujdesit shëndetësor”,- tha në një reagim kreu i menaxhimit të rrezikut të emergjencave humanitare gjatë një konference të OKB-së në Gjenevë.
Konsiderohet se më se 300 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin në Siri, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
