Maqedoni
RDK Takim me banorët e Bogovinës
15.04.2014 18:34
Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë ka vazhduar me fushatën e saj në Komunën e Bogovinës...

Rilindja Demokratike Kombëtare mbrëmë ka vazhduar me fushatën e saj në Komunën e Bogovinës, gjegjësisht në fshatin Pirok të Tetovës.
Në esencë problemin shqiptarët nuk e kanë me postin e kryetarit të shtetit, por e kanë me kompetencat jo të njëjta dhe jo të barabarta me maqedonasit në kushtetutë, në Parlament, në Qeveri dhe fokusi i interesimit tonë si shqiptar duhet të jetë pikërisht në këto dy institucione, tha para simpatizantëve të tij kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani dhe njëherit bartës i listës në njësinë zgjedhore numër gjashtë.
Ai mes tjerash tha se programi i RDK-së ka një ofertë të mirëfilltë për shqiptarët dhe njëkohësisht mund të jenë një barrierë e fuqishme për të ndërprerë procesin e majorizimit të vullnetit politik, që me të madhe propagandon partia më e madhe maqedonase, VMRO, me në krye kryeministrin aktual.
“Jam i bindur se në këto zgjedhje, ashtu siç reflektuan në rrethin e parë zgjedhor, shqiptarët do të reflektojnë në rrethin e dytë zgjedhor dhe unë mbaj bindjen se në këtë rreth zgjedhor që do të shkojnë paralelisht zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, shqiptarët fuqishëm do të votojnë opsionin e tre shkronjave të mirëfillta, opsionin e Rilindjes Demokratike dhe të kombit shqiptar”, deklaroi kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.
Në Maqedoni, në veçanti në këto zgjedhje, mendoj se adresa shkon si kritikë ndaj dy partive më të mëdha shqiptare dhe pikërisht mendoj se elektorati shqiptar tashmë ka një ofertë të ripërsëritur, që është oferta e RDK-së me një program të mirëfilltë kombëtar dhe mbi të gjitha me kuadro që kanë sivi të dëshmuar profesionale, politike dhe janë njerëz me dije, nder dhe vizion, tha para të pranishmëve kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
