Maqedoni

BDI prezanton projektet në infrastrukturë

15.04.2014 18:45

BDI del para qytetarëve me projekte konkrete, me qëllim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve...

BDI del para qytetarëve me projekte konkrete, me qëllim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve. Nga 1081 projekte në platformën e BDI-së, sot gjatë një pres-konference, Nora Haliti, kandidate për deputete në njësinë zgjedhore gjashtë, ka veçuar projektet me rendësi thelbësore për Komunën e Zhelinës, Jegunovcës dhe Bervenicës. 
 
“Infrastrukturë moderne dhe mjedis i pastër, rikonstruimi i rrugës regjionale Tetovë- Vervenicë-Gostivar, 16 km me vlerë prej 2 milion euro dhe afat i realizimit 2015-2016, nyja e Vervenicës me vlerë prej 1 milion euro dhe afat i realizimit 2014-2015, rruga Tetovë- Jazhincë me vlerë prej 2.5 milion denarë, rruga Tetovë- Vervenicë –Vollkovinë 21.5 km me vlerë prej 21.5 milion denarë, rruga Tearcë-Jegunovcë 2.5 milion denarë, rruga Zhelinë-Jegunovcë 13 km me vlerë prej 8.5 milion denarë. Rruga Leshkë–Shemshovë 5.4 km me vlerë prej 14 milion denarë, furnizimi me ujë dhe largimi i ujërave fekal me mjete nga banka Evropiane për Zhelinën janë ndarë 548 mijë 865 euro. Jegunovcë- 382 mijë 895 euro dhe Vervenicë 356 mijë 383 euro”, deklaroi kandidatja për deputete në njësinë zgjedhore numër gjashtë, Nora Haliti.
 
Sipas saj, këto ishin vetëm disa nga projektet kryesore të cilat   BDI do t’i realizojë gjatë mandatit të ardhshëm. 
 
Nga BDI janë të bindur se qytetarët e kësaj ane më 27 prill me votën e tyre do të japin verdiktin, në mënyrë që këtyre projekteve t’u shtohen dhe shumë të tjera. 
 
 
BESIM ABDULLAI