Mijallkov, PSP dorë e zgjatur e LSDM-së

01.10.2016 16:18

Ish drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov...

Ish drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov në një intervistë për mediat maqedonase akuzoi Prokuroria Publike SPECIALE se është dorë e zgjatur e LSDM-së me qëllim që të diskreditohen zyrtarë të VMRO-DPMNE-së.

Mijallkov është i mendimit se rasti “Thesari” është konstruksion politik i Speciales.

“Atë që e ka bërë PSP-ja me rastin e fundit, është e njëjtë me atë që e flasim në periudhën e kaluar. PSP funksionon si dorë e zgjatur e LSDM-së dhe ka qëllim të vetëm që në mënyrë të pabazë t’i diskreditojë personat nga udhëheqësia e VMRO – DPMNE-së, të cilët Zaev i sheh si konkurrentë, të cilëve nuk mund t’u shmanget” ka thënë Mijallkov.

Sipas ish drejtorit të DSK-së të gjitha të dhënat e Prokuroris speciale janë të shpikura.

“Me përgjegjësi të plotë morale dhe materiale konfirmoj se pohimet e konferencës së shtypit të Prokurorisë Speciale janë plotësisht të sajuara dhe të pasakta. As nuk e kamë dëmtuar buxhetin e as nuk kam realizuar ndonjë dobi materiale. Të gjitha insinuatat politike të Prokurorisë Speciale do të dëshmohen në procedurë përkatëse”, ka deklaruar MIjalkov.

Ish kreu i DSK-së së bashku me tre funksionarë të tjerë janë të dyshuar për shpërdorimin e Buxhetit shtetëror për rreth 900 mijë euro. (Sanije Kasami, TVM2)