“Kalliri i Mirësisë” dhuroi 300 biçikleta për fëmijët bonjak

01.10.2016 17:04

Shpërndahen 300 biçikleta për fëmijë bonjak...

Shpërndahen 300 biçikleta për fëmijë bonjak. Ky aksion është realizuar nga Organizata humanitare Kalliri i Mirësisë, ndërsa i njejti ka për qëllim që tua plotësoj njërën prej dëshirave që kanë këta fëmijë.

Aktiviteti u oirganizua në kuadër të fushatës “Java e Bonjakëve” ndërsa kryetari i OH “Kalliri i Mirësisë” u shpreh se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Nëpërmjet këtij aktiviteti dëshiruam që tek fëmijët të kthejmë buzëqeshjen, atyre tua ofrojmë një kujtim të paharuar në jetën e tyre dhe tua plotësojmë një nga ëndrrat dhe dëshirat e çdo fëmije që ndoshta për shkak të mundësive materiale nuk ka pasur mundësi ti përjeton dhe ti shijon të gjitha begatitë dhe mundësitë që i përjetojnë bashkmoshatarët e tyre. Besoj që edhe në të ardhmen  ne do të vazhdojmë që të punojmë që fëmijëve bonjak në veçanti tua ofrojmë kushte dhe shërbime që do ti bëjnë të ndjehen më të lumtur” – tha kryetari i OH “Kalliri I Mirësisë”, Rufat Sherifi.

Fëmijët pas marrjes së biçikletave u ndien të lumtur e të buzëqeshur, pasi që prej sot ata do të kenë mundësi që të luajnë dhe të vozisin me biçikleta së bashku me moshatarët e tyre

“E falenderoj shumë OH “Kalliri i Mirësisë” që ma mundësoi dhe më bëri shumë të lumtur për këtë kujtim të bukur për biçikletën. I faleminderoj të gjithë ato që janë munduar për të na i plotësuar këtë dëshirë”

“Jam gëzuar shumë që e kam marrë biçikletën”

“Po jam shumë i lumtur, i faleminderoj shumë që ma kanë dhuruar” – thanë disa nga fëmijët e intervistuar nga TVM2.

Ky aksion është mbështetur nga Agjencioni për zhvillim dhe kooperim nga Turqia, TIKA. (Ersan Pajaziti, TVM2)