Lewis Hamilton do niset i pari ne Malajzi
Anglezi i Mercedes dhuroi një tjetër provë superioriteti e cila u shfaq në mënyrë vendimtare...

Anglezi i Mercedes dhuroi një tjetër provë superioriteti e cila u shfaq në mënyrë vendimtare që nga sesioni i dytë i provave të lira e më pas në Malajzi, ku arriti “pole position” për herë të tetë këtë sezon, me një kohë të mrekullueshëm 1’32”850, rekord i pistës duke “thyer murin” e 1’33”.
Shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg, lider i Botërorit me 8 pikë avantazh ndaj Hamilton, mund vetëm ta admirojë pasi u rendit i dyti me 4/10 e sekondës më tepër pas dy gabimeve në dy xhiro të ndryshme. Në këtë mënyrë mbetet Mercedesi skuadra për tu mundur me Red Bullin në rradhën e dytë dhe Ferrarin në të tretën.
Në vendin e tretë u rendit Verstappen me kohën 1’33”420, i cili pak më mirë se sa shoku i tij i skuadrës Ricciardo në vendin e katërt. Radha e tretë e tëra e kuqe, me Vettel në vendin e pestë dhe Raikkonen të 6-in, me kokëkuqen që ka një pengesë më shumë në garën për vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve. Kompletojnë dhjetëshen e parë, Perez, Hulkenberg, Button dhe Massa.
Provat kualifikiese të zhvilluara në tepëraturën 30 gradë Celsius, 40 gradë ajo e asfaltit, ishin një shfaqje superioriteti nga ana e Hamilton me një paraqitje fenomenale. Pa gabuar Rosberg mund ti merte vendin e parë, por dueli mes tyre vazhdon dhe do të jetë një garë kokë më kokë deri në fund. Cmimi i Madh i Malajzisë nis këtë të dielë në orën 09.00.
