Berisha vazhdon të shkëlqejë, tjetër gol në kampionatin rus
Bernard Berisha ka vazhduar me formën e tij të mirë në Rusi....

Bernard Berisha ka vazhduar me formën e tij të mirë në Rusi. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës shënoi edhe një gol me skuadrën e tij Anzhi Makhachkala.
Anzhi ishte mysafire tek Krylya Sovietov dhe Berisha nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë duke u inkuadruar në minutën e 75-të, kur skuadra e tij po humbiste 2-0.
Ishte minuta e 91-të kur mesfushori këmbëshpejtë shënoi për ta ngushtuar rezultatin në 2-1. Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionatin rus për Bernard Berishën i cili ka kontribuar edhe me tre asistime për ekipin e tij.
Pas kësaj humbje, Anzhi ndodhet në pozitën e shtatë me 12 pikë të tubuara, ndërsa Berisha do të niset drejt Kosovës, përfaqësuese me të cilën gjatë javës së ardhshme, do të luaj fillimisht ndaj Kroacisë në Shkodër, e më pas edhe kundër Ukrainës, në Krakov të Polonisë.
