LPFM, java e nëntë: Rabotniçki e Bregallnica barazojnë në ndeshjen e parë

01.10.2016 18:54

Me ndeshjen mes Rabotniçkit dhe Bregallnicës, dhe barazimin 1-1...

Me ndeshjen mes Rabotniçkit dhe Bregallnicës, dhe barazimin 1-1 të cilin vendasit e shkëputën në çastet e fundit, ka nisur sot xhiroja e nëntë e ligës së parë futbollistike në vendin tonë, që do të kompletohet nesër.

Nga katër ndeshjet e ditës së diel, të cilat do të nisin në orën 15.00, më së shumti spikat sfida që do të luhet në Manastir, ku Pelisteri do të pret ekipin e Shkëndisë.

Renova në shtëpi do të kërkojë tri pikë të sigurta ndaj Pobeda, ndërsa Shkupi, në derbin e kryeqytetit, do të takohet me Makedonia Gjorçe Petrovin, me të vetmin qëllimin, ndalimin e serisë me rezultate jo të mira.

 

KAMPIONATI FUTBOLLISTIK

                                                 Liga e parë – java e 9-të

Rabotniçki – Bregallnica                                           1:1

Nesër, ora 15.00

Pelisteri – Shkëndija                                    

Renova – Pobeda                                                     

Makedonia Gj.P. – Shkupi                            

Sileksi – Vardari