Më shumë përkrahje të sëmurëve nga kanceri në gji

01.10.2016 19:33

Duhet vetëdije më të madhe për sëmundjen e cila është një sfidë e madhe për mjekësinë..

Duhet vetëdije më të madhe për  sëmundjen e cila është një sfidë e madhe për mjekësinë. Kjo është porosia pas shëtitjes simbolike dhe garës humanitare për përkrahje të  të sëmurëve nga kanceri në gji.

“Bëjmë kontrolle të rregullta, sdomos tani këto që ishin pa pagesë I shfrytëzuam të gjitha dhe gjithcka kaloi mirë”.

“ Nëse zbulohet me kohë mund të shërohet dhe më pas të jetohet normal”.

“Unë jamë e operuar, fatmirësisht kamë mbijetuar” – thanë disa nga qytetaret e anketuara nga TVM2.

Onkologët thonë se janë këtu për të ndihmuar por është e nevojshme ndihma e të gjithve. Sipas onkologëve duhen edhe disa tatime shtes për tu bërë ball ilaçeve të nevojshme për këtë sëmundej.

“Uluni diku dhe gjithsesi se do të takoni ndonjë person që ka nevoj për ndihmë  në jetën e tij të përdishme dhe mundohuni të ndihmoni aq sa keni mundësi. E tërë bota këtë e zgjidh me tatime shtesë. Tatimi shtesë i duhanit, të paguhet më shumë për çdo gjë që ndodhë, të ketë tatim më të lartë për alkoolin, vetëm kështu mbushen buxhetet shëndetësore që të mund t’i bëjmë ballë ilaçeve të shtrenjta. Nëse marrim të ardhura mesatare prej 300 euro, është problem shumë i madh që një njeri të blejë terapi prej tetë mijë eurove në muaj” – tha Onkologu, Milan Risteski.

Kanceri në gji është lloi më i shpesht në botë i diagnostikuar te grat.

“Kanceri din që tua kthej jetën mbrapsht, din të shkakton rënien e flokëve, tu humb energjin, t’ua shkatërroj shëndetin dhe të ngeleni pa pjesë të trupit tuaj, por atë që mësova gjatë gjith këtyre viteve është se kanceri nuk mund të thyej shpirtin tone” – tha Biba Dodeva, Kryetare e shoqatës “Borka”.

Maqedonia është vendi i tretë në botë sipas përqindjes së vdekshmërisë nga kanceri në gji. Vitin e kaluar në vend janë diagnostikuar reth 1200 raste të reja të  kancerit në gji. (Sanije Kasami, TVM2)