Lëshim me radhë të automjeteve në rrugën Hanet e Mavrovës -­ Dibër

02.10.2016 12:25

Në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës ­ Dibër, tek vendi "Dyqanet e Skudrinës".....

Në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës ­ Dibër, tek vendi "Dyqanet e Skudrinës" automjetet lëshohen me radhë, ndërsa për kamionët qarkullimi është i ndërperë, kumton LAMM.

Regjimi i këtillë është vendosur herët në mëngjes rreth orës 1:25 për shkak të një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë.

Qarkullimi nga ora 22:55 mbrëmë deri në orët e hershme të mëngjesit sot ka qenë tërësisht i ndërprerë. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të kihet kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve. (mia.mk)