Garë humanitare për 70 vjetorin e aktivitetit qendror­bankar në RM

02.10.2016 12:37

Me rastin e shënimit të jubileut 70 vjet aktivitete qendrore­bankare në Republikën e Maqedonisë....

Me rastin e shënimit të jubileut 70 vjet aktivitete qendrore­bankare në Republikën e Maqedonisë, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) dhe Organizata Sindikale pranë BPRM­së me mbështetje të Komunës Aerodrom sot organizojnë garë humanitare.

Gara do të mbahet në shtegun e bregut të lumit Vardar, nga ASHAM­i deri te qendra sportive "Jane Sandanski" në lagjen Aerodrom.

Në shteg, përveç garës humanitare, do të zhvillohen edhe aktivitete tjera sportive ­ vrap, vozitje me patina dhe biçikleta, si dhe ecje e shpejtë në këmbë. (mia.mk)