Shfaqja dhe muzikë në "Ndërtiojmë ura"

02.10.2016 13:26

Më shumë se 600 nxënës nga tridhjetë shkolla nga mbarë vendi....

Më shumë se 600 nxënës nga tridhjetë shkolla nga mbarë vendi do të vijnë së bashku gjatë evenimentit të përkrahur nga OSBE që do të mbahet sot në Shkup.

Nxënësit, të cilët kanë përfituar grante nga Fondi "Ndërtimi i urave" do të marrin pjesë në ngjarjen promovuese në të cilën do të ketë këngë të përbashkëta, shfaqje teatrale, aktivitete sportive, si dhe valle.

Në këtë eveniment do të performojnë artistët muzikor dhe anëtarë të Fondit Rebeka dhe Toni Zen, së bashku me Fleka Bend, si dhe konkurrentja e "X Factor­ Albania" Kanita Suma.

Me këtë rasti, Shefja e Misionit të OSBE­së në Shkup, ambasadorja Nina Suomalainen, ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, dhe ambasadori holandez Vuter Plomp do t’iu drejtohen të pranishmëve.

“Fondi Ndërtimi i urave” ofron grante për komunat, shkollat, nxënësit, mësuesit dhe prindërit që të organizojnë aktivitete të përbashkëta ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike. Fondi është angazhim i përbashkët nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ambasada holandeze, si dhe qeveria irlandeze dhe Misioni i OSBE­së në Shkup. (mia.mk)