Një banor i Gostivarit ka vdekur nga lëndimet në aksident trafiku në Skudrinje
Gjashtëdhjetë e katër vjeçari banor i Gostivarit e ka humbur jetën...

Gjashtëdhjetë e katër vjeçari banor i Gostivarit e ka humbur jetën nga lëndimet në një aksident trafiku, i cili ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale DibërMavrovë.
Në fatkeqësinë më pak është lënduar edhe një person tjetër. Sipas informatave të SPBsë Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 23 në afërsi të vendit "Dyqani i Skudrinjës" me ç'rast ka ardhur deri te goditja direkte e dy automobilave "opelastra" me targa të Gostivarit të cilët e ka drejtuar Z.L.(64) dhe "BMW" me targa strugane të cilët e ka drejtuar dibrani E.I.(24).
Në vendin e fatkeqësisë, kontroll sipas autorizimit të prokurorit publik ka kryer ekipi i stacionit policor Gostivar, pas së cilës do të konfirmohen arsyet dhe rrethanat për shkak të së cilave ka ardhur deri te fatkeqësia. (mia.mk)
