IN MEMORIAM
Pas një sëmundje të rëndë në moshën 65 vjeçare nderroi jete regjisori i mirnjohur Afet Miftari....

Pas një sëmundje të rëndë në moshën 65 vjeçare nderroi jete regjisori i mirnjohur Afet Miftari.
I punesuar që me rininë e hereshme ne TVM, ai eshte nje nder te punesuarit e pare te redaksise ne gjuhen shqipe dhe regjisori i pare shqiptar i saj. Emisione te shumta mbajne vulen e tij regjizoriale. Festivalet sidomos ato folklorike jane regjistruar gjithnje nga regjisori Miftari.
TVM ka nje palete te pasur muzikore, popullore e folklorike , pikerisht fale punes se palodhshme te regjisorit Afet Miftari.
Dokumentare te shumte gjithashtu mbajne firmen e tij autoriale. Humbja e Afet Miftarit do te ndjehet jo vetem ne familje, por edhe ne programin ne gjuhen shqipe te cilit ia kushtoi jeten. Varrimi i te ndjerit behet sot pas namazit te drekes.
