Spanjë: Rreth 90 të lënduar nga shpërthimi i gazit
02.10.2016 16:00
Të paktën 90 persona janë lënduar pasi një cilindër gazi ka shpërthyer në një restorant...

Të paktën 90 persona janë lënduar pasi një cilindër gazi ka shpërthyer në një restorant në qytetin Velez-Malaga në jug të Spanjës.
Sipas autoriteteve spanjolle, pesë persona janë në gjendje të rëndë por nuk janë në rrezik për jetë. Zëdhënësi i këtij qyteti, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur gjatë një festivali që po mbahej në qytet.
Shkaku i këtij shpërthimi “mund të ketë qenë rrjedhja e gazit”, ka thënë kryetari i qytetit, Antonio Moreno Ferrer. Velez-Malaga është rreth 40 kilometra larg resortit të famshëm të Malagas.
