Çair, një banesë në flakë si pasojë e rrymës elektrike
Zjarri ka kapluar një banësë në Çair të Shkupit...

Zjarri ka kapluar një banësë në Çair të Shkupit. Sipas të dhënave të para shkak I zjarrit ka qenë rryma elektrike.
Ngjarja ka trishtuar banorët të cilët jetojnë në ndërtesë, por fatmirësisht pas lajmërimit të zjarrit që është bërë në ora 12:05, intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i shpejtë dhe zjarri nuk është përhapur shumë, por vetëm në një dhomë.
“Dola prej shtëpia dhe sa mbërrita në treg, më lajmërojnë dhe më thonë se të është djegur shtëpia. Kur erdha këtu nuk mund të hypje lartë prej tymit. Zjarrfikësit erdhën në kohë. Bashkëshortja ime ishte mbrenda, dhe kur është përhapur zjarri ka dalur prrej shtëpie. Ajo thotë se ka plasur diçka, me gjithë gjasë instalimi I rrymës, dhe tani është e stresuar. Është djegur vetëm një dhomë. Në dhomat tjera dhe në banjo nuk është përhapur zjarri. Ka qenë intervenim i shpejtë i zjarrfikësve, sepse në të kundërtën dëmi do të ishte shumë më i madh” – tha pronari i shtëpisë së djegur.
Zjarri është përhapur në katin e 5, ku mbrenda në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë vetëm një grua e cila përpos traumës psikologjike, nuk ka pësuar në lëndime fizike. (Ersan Pajaziti, TVM2)
