VEPRO: PDSH ka tkurrur trupin votues për 60%
Bazuar në rezultatin e rrethit të pare të zgjedhjeve presidenciale, VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë rritur mbështetjen në të gjitha komunat...

Bazuar në rezultatin e rrethit të pare të zgjedhjeve presidenciale, VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë rritur mbështetjen në të gjitha komunat, derisa PDSH ka tkurrur trupin votues deri në 60 për qind, thuhet në analizën e Lëvizjes VEPRO.
Sipas pasqyrës së rezultateve zyrtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, konstatohet rritje e trupit votues maqedonas dhe ulje e ndjeshme e numrit të përgjithshëm të votuesve shqiptarë, ose tkurrje serioze e trupit votues të Partisë Demokratike Shqiptare.
Konstatimet e mësipërme kanë si bazë shifrat e zgjedhjeve të së dielës dhe krahasimi i tyre me rezultatet e zgjeddhjeve lokale të 24 marsit të vitit 2013. Gjithnjë në raport me rezultatet e zgjedhjeve lokale, vërehet në thuajse të gjitha komunat shtim të votuesve të dy partive maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM, dhe në anën tjetër, ulje e numrit të votuesve të PDSH-së.
Dy partitë maqedonase kanë ruajtur megjithatë distancën në shifra, që do të thotë se ato kanë rritur proporcionalisht trupin votues.Me përjashtime, ku në disa komuna LSDM shënon rritje krahasuar me një vit më parë, ndërsa VMRO-DPMNE qëndron në ato kuota të mbështetjes si në Kumanovë dhe Manastir.
Te partia shqiptare, PDSH, shënohet tkurrje në masën 50 deri 100 për qind të trupit votues. Në të gjitha komunat shqiptare ku një vit më parë shënoi shifra pozitive me trend rritjeje, PDSH rezulton ta ketë ulur mbështetjen deri në kuota minimale, thuhet në analizën e Lëvizjes Vepro e ciloa vëzhgoi zgjedhjet presidenciale të 13 prillit dhe ka paralajmëruar vëzhgim të rretiut të dytë dhe zgjedhjeve paralemanetare më 27 prill.
GYLTENE SINANI
