IN MEMORIAM

Ndërroi jetë Afet Miftari, regjisor i TVM2 (VIDEO)

02.10.2016 17:48

Mbrëmë pas një sëmundje nga kanceri ndërroi jetë regjisori i mirënjohur Afet Miftari...

Mbrëmë pas një sëmundje nga kanceri ndërroi jetë regjisori i mirënjohur Afet Miftari, i cili për plotë 46 vite dha kontribut të madh në servisin e dytë public programin në gjuhën shqipe.

Vorrimi i të ndjerit u bë sot pas namazit të drekës në Nerez të Shkupit, kur morrën pjesë shumë familjarë, dashamirë,  kolegë dhe bashkëpunëtor të tij.

Humbja e Afet Miftarit për kolegët e TVM2 është humbje për të gjithë kolektivin, sepse humbi një ndër punëtorët më të zellshëm që kishte.

Kolegët  e tij e përkujtojnë Afetin si një njeri I cili asnjëherë nuk i ka ikur detyrës, por punën e ka bërë me mjaftë vullnet dhe përkushtim.

“Afeti ishte i përkushtuar në punën që bënte. Prandaj, në arkivin e Televizionit, do të lë gjurmë të veçantaË me qindra emisione muzikore, me qindra reportazhe, me qindra dokumentarë, me qindra portrete, transmetime të ndryshme, festivale e kështu me rradhë. Në të gjitha këto, do të përmendej emri I Afet Miftari  si jp emblemë që do ta përkujtoj veprën e tij si regjisor” – tha Alush Kamberi.

Afet Miftari ishte një ndër anëtarët e pare të Redaksisë shqipe të Televizionit të Maqedonisë, ku aty ai u punësua në vitin 1970, ku fillimisht ka punuar si montazher, ndërsa pastaj punën e tij në servisin e dytë public e vazhdoi si realizator, e më pas si regjisor. Kujtimi për të gjithmonë do të mbetet i gjallë. (Ersan Pajaziti, TVM2)

Për të ndjekur video materialin dhe hallet e familjes Salihu, ju lutemi klikoni në linkun në vijim: http://al.play.mrt.com.mk/play/2591