Sesioni i ansamblesë parlamentare të OSBE-së, efikasiteti me migrantët arrihet përmes bashkëpunimit

02.10.2016 19:04

Te drejtat e njerut duhet të jenë në rend të pare...

Te drejtat e njerut duhet të jenë në rend të pare, konstatuan pjesmarrësit në sesionin vjeshtor të asambles parlamnetare të OSBE-së. 

Sipas tyre përveç çështjes së siguris duhet të vendoset theksi edhe tek aspekti humanitare pasi  që migrantët janë njerëz dhe  vetëm përmes bashkëpunimi ndershtetëror mund të sigurohet ballafaqim efikas me mugrantët.

“Ka nevojë për më shumë mjete dhe resurse. Siç dëgjuam OSBE ka ne mjete finansiare të kufizuara edhe pse mundohet që të rrit ato mjete ne duhet medoemos të lobojm ne kuvendet dhe qeverit tona nacionale, që të fitojm përkrahje më të madhe në këtë qëllim ndërkombëtar, sepse besojm se ky obligim është i të gjithëve” – tha Filipo Lombardi, kryesues i Komitetit për Migrim në PS të OSBE-së.

Ballkani perendimor e përjetoi krizën më të madhe të migrantëve, janë të nëvejshme zgjidhje afatgjate vlerson Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski sipas të cilit problemi i migrimit nuk duhet të shihet si i izoluar, pasi që sipas tij, muret e larta nuk e zgjidhin këtë problem.

Ai sqaron se MPB-ja, mbështet të gjitha propozimnismat dhe projektet të cilat janë për përmirësimin e përballjes se migrimit, por edhe në dinamizmin e bashkëpunimit shumëpalësh.

“Për trajtim më efikas të numrit të madh të migratëve në teritorin e Republikës së Maqedonisë, institucionet kompetente kryejn profilizimin e migratëve në vijën kufitare, njëkohësisht bisedohet me personin me qëllim që të përjashtohet mundësia se është victim eventuale e trgtis me njerëz” – deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në ditën e fundit të sesionit vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së  u diskutua në temën ”Përmirësimi i menaxhimit me migrimin ndërkombëtarë mbi bazat e të drejtave të njeriut”. (Sanije Kasami, TVM2)