Maqedoni

Partitë nuk kanë parashtruar ankesa

15.04.2014 19:06

Deri në momentin që Komisioni Shtetërorë Zgjedhor mbajti seancën e sotme...

Deri në momentin që Komisioni Shtetërorë Zgjedhor mbajti seancën e sotme, as një parti politike nuk ka dorëzuar ankesë për parregullsi në rrethin e parë të zgjedhje presidenciale.
 
KSHZ ka evidentuar si parregullsi të vetme incidentin në Negotinë, me ç’rast në vendvotimin 1234, një person ka thyer kutinë e votimit.  Ripërsëritje të votimit në këtë vendvotim nuk do të ketë, sepse numri i votave nuk ndikon në rezultatet e përgjithshme të rrethit të para të zgjedhjeve presidenciale.
 
“Gjatë ditës zgjedhore, zyrtarisht është regjistruar vetëm një parregullsi, e cila ka ndodhur në Negotinë, më saktë në vendvotimin 1234. Sipas kësaj situate, KSHZ-ja deklaron se votimi në këtë vendvotim anulohet, duke marrë parasysh që numri i votave në këtë vendvotim nuk ndikon në numrin e përgjithshëm të votave, votimi nuk do të ripërsëritet”, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Nikolla Rillkoski.
 
“Ata të cilët do të tentojnë të ndalojnë procesin zgjedhorë me kësi lloj parregullsi, do të ballafaqohen me dënim me burg më së paku për tre vite”, tha një anëtar i KSHZ-së.
 
Si rezultat i interesit të madhe të diasporës për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, njoftoi se do të formohen trupa ndihmëse të Këshillave Zgjedhorë.  
 
“Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare u paraqitën më së shumti votues në Bern, Vjenë dhe Venecia, ne jemi të obliguar që të formojmë trupa ndihmëse të Këshillit Zgjedhorë dhe të formojmë edhe nga 1 Këshill Zgjedhorë, që të ndihmojnë dhe qytetarët të mund të votojnë gjatë ditës së votimit, nëse eventualisht dalin të gjithë ata votues të paraqitur. Pasi ju e dini që në Bern kemi mbi 3 mijë fletëparaqitje, por edhe në Vjenë dhe në Venecia”, theksoi  nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
 
Gjykata Administrative edhe kësaj radhe ka hedhur poshtë ankesat e BDI-së dhe LSDM-së, për t’u fshirë votuesit e Pustecit dhe votuesit fiktiv.
 
 
SANIJE KASAMI