Bunjaku shpall listën për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Turqisë

02.10.2016 19:16

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka shpallur sot listën...

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka shpallur sot listën me 23 futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Janë katër lojtarë që thirren për herë të parë: portieri boshnjak i natyralizuar Adis Nurkoviç, sulmuesi i Herenvenit, Arbër Zeneli, Bledar Hajdari nga Trepça 89 si dhe talenti 16-vjeçar i Barcelonës, Labinot Kabashi.

Bie në sy fakti që trajneri Bunjaki ka grumbulluar vetëm tre sulmues dhe plot 11 mesfushorë. Gjatë fjalimit të tij në konferencën për shtyp, Bunjaku mes tjerash theksoi që fitorja nuk është e pamundur përballë dy kundërshtarëve, duke shtuar që ky është një moment I veqantë për futbollistët dhe tifozët e Kosovës.

“Çelësi kryesor janë durimi dhe koncentrimi, pasi kemi të bëjmë me dy kundërshtarë të nivelit superior. Fitorja nuk është e pamundur”, deklaroi Bunjaku në konferencën për shtyp.

Kosova do të përballet me Kroacinë më 6 tetor në ‘Loro Boriqi’ të Shkodrës, ndërs tri ditë më vonë me Ukrainën. Ndeshja Ukrainë – Kosovë ende nuk është bërë publike se ku do të zhvillohet pasi fillimisht u vendos në Poloni por për shkaqe sigurie ndeshja do të luhet në një vend tjetër dhe gjasat më të mëdha janë në Turqi.