Sela, zgjedhjet nuk do të jenë korrekte dhe demokratike

02.10.2016 19:22

Zgjedhjet e dhjetorit nuk do të jenë korrekte dhe demokratike...

Zgjedhjet e dhjetorit nuk do të jenë korrekte dhe demokratike, kështu ka thënë lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela, në një intervistë për ”Radio Evropa e Lirë”.

Sipas tij kur një pjes e madhe e liderëve politik dhe funksionarëve futen në zgjedhje me instinkt mbrojtës sepse janë në rrezik të përfundimit në burg nëse i humbin zgjedhjet. 

I pyetur se cili është qëdrimi I tij lidhur me marrëveshjen e përzhinës Sela shprehet se kjo marrëveshje ishte një teatër që kishin mundësi ta përjellin të gjith qytetarët e vendit.

“D.m.th a është marrëveshja e Përzhinës teatër, sipas meje-po, sepse do të shkojm në zgjedhje me të njejtat rregulla të cilat kanë egzistuar para krizës politike dhe para se të arrihet marrëveshje, dhe do të shkohet në zgjedhje në dhjetor , kur nga ora 15 deri 16  fillon të terrohet.  Nga ora 19 deri 21 ose 22 duhen të dërgohen kutitë e votimit në komisionet zgjedhore komunale, imagjinoni në një situatë të tillë, kur shumica e liderëve të partive politike, zyrtarët kanë rrezikun se në qoftë se  humbasin zgjedhjet do të shkojnë në burg, në këtë situatë ata hyjnë në zgjedhjet me një instinkt mbrojtës dhe imagjinoni çfar zgjedhje do të jenë kur keta njerëz kanë në dispozicion edhe policinë edhe strukturat tjera dhe kanë gjashtë orë errësirë, dmth zgejdhjet sipas meje, nuk do të jenë të lira dhe demokratike” - tha lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela.

Gjyqësori është i politizuar vlerson Sela prandaj kriza politike  nuk mund të zgjidhet.

“Qëndrimet tona ishin të qarta qysh në fillim kur shpërtheu kjo krizë politike me përgjimet. Ne në mbledhjen e parë të partisë sonë si një lëvizje për reforma kishim një qëndrim të qartë. Ne ftuam që në Maqedoni të vijë gjyqësori Evropian, i tipit EULEX. Qysh prej atëherë na ishte e qartë se vetëm përmes një prokurorie speciale publike nuk mund të zgjidhet kriza politike, duke marrë parasysh faktin se gjyqësori është krejtësisht i politizuar dhe i korruptuar”tha lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela.

Sela ka thën se partia e tij nuk ka as një kontakt me LSDM-në, por me partit shqiptare po. (Sanije Kasami, TVM2)