Përfundoi sanimi i rrëshqitjes së dheut në fshatin Prisojnicë
Komuna Mavrovë Rostushë dhe projekti i USAID-it...

Komuna Mavrovë Rostushë dhe projekti i USAID-it për strategji komunale për ndryshimet klimatike, sot do të shënojnë përfundimin e sanimit të rrëshqitjes së dheut në fshatin Prisojnicë.
Me këtë masë adaptuese pritet të zvogëlohen presionet në rritje ndaj resurseve të tokës, si dhe pasajat e drejtëprëdrejta nga ndryshimet klimatike. Banorët e Mavrovo Rostushë e identifikojnë masën për mbrojtje nga rrëshqitja e dheut si një nga masat kyçe për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, të definuar në strategjinë për ndryshimet klimatike të komunës.
Me ndërtimin e mureve të qëndrueshme për parandalimin nga rrëshqitja e dheut në fshatin Prisojnicë, dukshëm do të nxitet kapaciteti i bashkësisë për menaxhim më efikas me ndryshimet klimatike në të ardhmen. (mia.mk)
