Moti sot në vendin tonë
03.10.2016 09:12
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla....

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët jugore. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë rritje të vranësirave me kushte për shi lokal.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në nëntë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 31 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare dhe me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 8, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 29 gradë Celsius.
