21-vjet nga atentati i ish presidentit, Kiro Gligorov
03.10.2016 09:43
Në këtë datë 21 vjet më parë u krye një atentat...

Në këtë datë 21 vjet më parë u krye një atentat i pasuksesshëm mbi ishpresidentin e Maqedonisë, Kiro Gligorov.
Gligorov e mbjetoi atentatin me lëndime të rënda në kokë. Në atentat jetën e humbi shoferi i tij, Aleksandar Spirovski, ndërsa u lëndua edhe truproja Illço Teovski.
Procedura hetimore e cila është duke u kryer kundër një autori të panjohur akoma është e hapur.
Sulmi u krye me automjet bombë në vitin 1995 në rrugën "Maqedonia" para hotelit "Bristol" në Shkup. Gligorov vdiq më 1 janar të vitit 2012 në moshën 94vjeçare. (mia.mk)
