Partitë nacionaliste drejt fitores në Bosnje

03.10.2016 11:22

Rezultatet paraprake nga zgjedhjet lokale në Bosnje....

Rezultatet paraprake nga zgjedhjet lokale në Bosnje tregojnë se partitë nacionaliste do të fitojnë shumicën e kryebashkiakëve dhe të këshillave të qytetit.

Zgjedhjet janë mbajtur të dielën në të dyja rajonet gjysmë-autonome të Bosnjës: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska.

Zyrtarë të zgjedhjeve kanë thënë se më shumë se gjysma e elektoratit 3.2 milionësh ka votuar.

Në Republikën Sërpska, rezultatet paraprake tregojnë në epërsi partinë separatiste pro-ruse, të udhëhequr nga ultranacionalisti Millorad Dodik.

Në Srebrenicë, Mlladen Grujiçiq, serb, 34 vjeç, ka shpallur fitore kundrejt rivalit boshnjak.