Maqedoni

Reshjet po shoqërohen me temperatura të ulëta

16.04.2014 18:44

Ndalesë për automjete të rënda transportuese është vendosur mëngjesin e sotëm në qafën malore Gjavatë...

Xhaketat dhe rrobat e trasha duhet t’i nxirrni përsëri, pasi që gjatë  24 orëve të fundit Maqedonia u përfshi nga një valë e  ftohtë. Ndonëse jemi në mes të muajit prill, dita e sotme është shndërruar në një ditë vërtetë dimri.
 
Me sa duket gjyshërit e prillit prishin kohën duke na sjellë dimër në pranverë. Sinoptikanët parashikojnë mot të ftohtë edhe gjatë kësaj mbrëmje. Temperaturat e  mëngjesit do të lëvizin prej minus dy deri në pesë gradë celsius.
 
“Sot do të  mbajë një kohë e ftohtë. Reshjet e shiut dhe të borës do të zgjasin në pjesët veriore të vendit dhe në Shkup. Gjatë mbrëmjes do të kemi një kohë të thatë dhe të ftohtë dhe me reshje, shtresat e borës do të formohen edhe më shumë, ndërsa temperaturat e kësaj periudhe do të  jenë shumë të ulëta. Ata do të lëvizin në mëngjes prej minus dy deri në pesë gradë celsius.....”, tha sinoptikani Boris Sekirarski.
 
Edhe pse reshjet e shiut dhe të borës në ditët në vijmë do të ulen me intensitet, moti i ftohtë parashikohet të  mbajë edhe në ditët e ardhshme. 
 
Dimër i vërtet ka qenë mbrëmë në pjesët lindore të vendit.  
 
 
REXHEP QAMILI