Afganistan, luftime të ashpra në Kunduz
03.10.2016 12:04
Luftëtarët talebanë e pushtuan qytetin afgan Kunduz...

Luftëtarët talebanë e pushtuan qytetin afgan Kunduz, duke kryer sulm nga katër anët.
Sulmi ka filluar rreth mesnatës dhe akoma po bëhen lufttime rreth qytetit.
"Kemi bërë përpjekje maskimale që të kundërshtojmë", theksoi një nëpunës i lartë policor.
Sulmi është kryer në momentin kur talebanët janë duke i përforcuar operacionet në vende të ndryshme të Afganistanit, duke e përfshirë edhe provincën strategjike jugore Helmand, ku janë duke u kanosur me sulm të qendrës administrative lokale, Lashkar Gah.
Konduz vitin e kaluar, për një periudhë të shkurtër u pushtua nga talebanët, ndërsa në prill ishte nën kanosje serioze.
