Gjermania shënon 26 vjet nga bashkimi
Gjermania sot shënon 26 vjetorin nga bashkimi...

Gjermania sot shënon 26 vjetorin nga bashkimi “Dita e bashkimit të Gjermanisë”, e cila është festë kombëtare dhe ditë jopune.
Më 3 nëntor të vitit 1990 pesë provinca nga ish-Republika Demokratike e Gjermanisë - Brandenburg, Meklenburg, Pomerania e Përparme, Saksonia, Saksoni-Anhalt dhe Turingia, hyrën në përbërje të Republikës Federale të Gjermanisë.
Manifestimet kryesore këtë vit janë organizuar në Drezden, qendra administrative e Saksonisë, ku do të marrë pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, shefi i vendit Joakim Gauk dhe përfaqësues të lartë shtetëror.
Për sigurinë në Dresden janë angazhuar rreth 2.600 policë. Masat e sigurisë janë përforcuar pas dy shpërthimeve të fundit, që javën e kaluar e tronditën qytetin.
