Disa pjesë të Sopishtes, Çuçer - Sandevës, Gjorçe Petrovit dhe Karposhit pa energji elektrike

03.10.2016 12:38

Konsumatorët e fshatrave Breznica e Re, Patishka Rekë...

Konsumatorët e fshatrave Breznica e Re, Patishka Rekë, Osinçan, Elovë, Malçishtë, Cërn Vërv, Jabollcë dhe vendi për gjueti "Jasen" nesër, prej orës 9 deri në orën 16 do të jetë pa energji elektrike.

Prej orës 9 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë banorët e fshatit Brodec, komuna e Çuçer - Sandevës dhe një pjesë e fshatit Vollkovë, komuna e Gjorçe Petrovit.

Banorët e locuar në rrugën "Bukureshka" në komunën e Karposhit nesër do të mbeten pa energji elektrike prej orës 8 deri në orën 15.

Siç njoftoi QRMK - Shkup, ndërprerjet janë për ndërhyrje teknike në elektrorrjet.