Përfundojnë gërmimet në kalanë e Shkupit, gjenden mbi 13 mijë artefakte

03.10.2016 13:24

Procesi i hulumtimeve arkeologjike në kalanë e Shkupit ka përfunduar tërësisht....

Procesi i hulumtimeve arkeologjike në kalanë e Shkupit ka përfunduar tërësisht, me ç’rast janë zbuluar mbi 13.400 gjëra nga periudha të ndryshme, prej të cilave 4.527 monedha, deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ministrja Kançeska-Milevska e vizitoi lokalitetin arkeologjik të kalasë dhe bëri kontroll të gjërave në suaza të projektit për punë restauruese-konservatore dhe revitalizim të kalasë së Shkupit, që e realizon Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Potencoi se të gjitha tabelat dhe udhërrëfyesit veç më janë bërë dhe pritet pas përfundimit të institucionalizimit të Kalasë së Shkupit “Kale” të hapen muzetë të cilat janë në disa kate, dhe ashtu, siç tha, vizitorët do të munden ta shohin zhvillimin e të gjitha periudhave kohore dhe gjërat e ekspozuara në kohën nga e cila e kanë prejardhjen.