Benzinat lirohen për gjysmë denarë
Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denarë për litër....

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin bëhet zvogëlimi i rafinerive dhe i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,93 përkatësisht për 0,56 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 arrin 61,5 ndërsa i EURODUPER BS-98, 63 denarë për litër. Çmimet e EURODIZEL (D-E V) dhe Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), nuk ndërrohen, përkatësisht mbesin 48 dhe 36,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,387 denarë për litër ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe tani do të kushtojë 22,408 denarë për kilogramë.
Si arsye për uljen e çmimeve të derivateve të naftës nga KRRE-ja i potencojnë për 0,832 për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në dy javët e fundit dhe për 0,148 për qind kurs më i ulët i dollarit në raport të denarit. (mia.mk)
