Ahmeti: Zgjedhjet e 11 dhjetorit, fillim i zgjidhjes së krizës
Kriza politike në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse....

Kriza politike në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike.
Kështu ka vlerësuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me përfaqësuesin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, Roberto Bateli.
Sipas qendrës për informim të BDI-së, Ahmeti ka potencuar nevojën e rikthimit të agjendës euroatlantike dhe reformuese nga ana e Qeverisë pas zgjedhjeve.
“Maqedonia ka nevojë për institucione stabile që do t’i rreken reformave dhe do të punojnë në drejtim të zgjidhjes së emrit, integrimin e vendit në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, sepse vetëm kjo agjendë mundëson marrëdhënie të mira ndëretnike, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik”, - ka deklaruar Ahmeti në takim, njoftojnë nga BDI.
